Joao dhe Hugo Felix
Momente frike kanë dje në takimin mes Benfica B dhe Portimonense. Futbollisti Hugo Felix u bë protagonist mbrëmjen e djeshme pas një përplasjeje kokë më kokë me kundërshtarin, duke rënë pa ndjenja në fushën e lojës.
Për shumë pak që e dinë, Hugo është vëllai i vogël i Joao Felix. 20-vjeçari u largua menjëherë me barelë nga fusha dhe u dërgua në spital për t’iu nënshtruar mjekimeve.
Fatmirësisht, Hugo gjendet në një gjendje të stabiluzuar, duke e konfirmuar vetë këtë me një postim në InstaStory. “Unë i bëra të gjitha testet dhe gjithçka është në rregull”, shkruan vëlllai i Joao Felix.
Hugo Felix, Instagram
  
 
              	  		Galeria fotografike ()
              	  	
				    Poll
                                
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       