Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë një nga pyetjet më të diskutueshme, e cila gjithmonë krijon zhurmë dhe sportdashësit nuk dakortësohet asnjëherë. Luka Modric është i radhës që ka folur për dyshen legjendare.
Futbollisti i Milan për “Corriere della Sport” ka theksuar se me portugezin vite më parë krijoi një lidhje të veçantë me të, pasi luanin te Real Madrid, por nga ana tjetër admiron argjentinasin për futbollistin dhe atë çfarë është në gjendje të bëjë në fushën e lojës.
“Është një pyetje që nuk më pëlqen. Ata shënuan një epokë. Jam më i lidhur me Cristianon sepse kam luajtur me të, ai ishte partneri im në Madrid dhe ju siguroj se ai nuk është vetëm një futbollist i shkëlqyer; ai është një person i jashtëzakonshëm.
Njerëzit nuk e dinë, por ai ka një zemër të madhe, gjithmonë i gatshëm të ndihmojë të tjerët. Dhe është një njeri i thjeshtë dhe normal. Si njeri, nuk e njoh, por nuk dyshoj se është gjithashtu i jashtëzakonshëm. Si lojtar, madhështor”, ka theksuar kroati.
