
Ditën e djeshme, Jose Mourinho u prezantua si trajneri më i ri i skuadrës së Benficës. Janë pikërisht “Shqiponjat” e Lisbonës të cilët e skualifikuan nga Play Off për Champions League dhe e shkarkuan nga detyra tek Fenerbahce.
Pikërisht, pas disa javësh Benfica i hap derën “Special One” për ta ulur në stol. Megjithatë, nuk mund të thuhet se Mourinho është trishtuar prej largimeve nga detyra, pasi gjatë gjithë jetës së tij ka grumbulluar më shumë se 100 milionë euro.
Në vitin 2007, Chelsea e shkarkoi portugezin duke i paguar atij 20 milionë euro. Po të njëjtën shumë pagoi dhe Real Madridi ndaj tij në vitin 2013. Chelsea do ta shkarkonte sërish Mourinhon në vitin 2015 duke i paguar atij 10 milionë euro të tjera.
Shumë tepër të madhe, portugezi e mori në vitin 2018 kur u largua nga Manchester United, duke korrur 23 milionë euro. Ndërsa kur u shkarkua nga Tottenham mori 15 milionë euro.
Nga Roma para një viti Mourinho mori vetëm 3 milionë euro, ndërsa së fundmi nga Fenerbahce 16 milionë euro.