
Hapësirat në repartin e mbrojtjes te Juventusi u panë dukshëm në përballjen e fundit kundër Milanit, të humbur me rezultatin 2-1. Dëmtimet e Bremer, Cabal dhe largimit të sigurt të Danilos kanë nxjerrë bardhezinjtë në merkato të janarit për të nënshkruar me një mbrojtës.
Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli ka hedhur sytë së fundmi në Spanjë. Sipas mediave në Itali, Ronald Araujo i Barcelonës i ka thënë “po” ekipit të Thiago Mottës për t’u transferuar.
Gjithashtu, klubi katalanas i ka propozuar Juventusit edhe Andreas Christensen në marrëveshje. Megjithatë ky i fundit nuk është në planet e klubit italian për repartin difensiv.
Në listën e Giuntolit janë David Hancko i Feyenoord dhe Antonio Silva i Benficës.