
Luis Enrique
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kampin e Paris Saint-Germain. Kryefjala është trajneri Luis Enrique, i cili i është nënshtruar një operacioni në Spanjë pas një aksidenti.
Tekniku i kampionëve të Europës theu klavikulën teksa shëtiste me biçikletë. Shpesh herë është parë që rrëzimet ose përplasjet me biçikletë nuk kanë sjellë pasoja të mëdha, por me Enriquen ka ndodhur e kundërta.
Trajneri spanjoll kaloi me sukses operacionin e kryer në Spanjë. Siç raportojnë mediat franceze, Enrique nuk do të jetë në stol për takimin e së dielës ku PSG do të përballet me Lens. Vendin e tij në stol do ta ketë zëvendës trajneri, Rafel Pol.
Poll