
Ilkay Gundogan
Përveçse është pretendenti kryesor për titullin kampion në Turqi, Galatasaray prej shumë kohësh po mundohet të ndërtojë një ekip konkurrues edhe në Europë.
Ditën e sotme në Turqi është hapur zyrtarisht merkatoja e janarit, e cila do të përfundojë më 11 shkurt. Për të përforcuar edhe më shumë ekipin, trajneri Okan Buruk dëshiron Ilkay Gundogan.
Sipas prestigjiozes “The Sun”, gjiganti turk i ka ofruar 34-vjeçarit të Manchester Cityt një kontratë 2-vjeçar me një pagë prej 150 mijë paund në javë. Tashmë gjithçka mbetet në dorën e Ilkay Gundogan se çfarë do të vendosë për të ardhmen e tij.
Poll