
Inter ka fituar në shtëpi përballë Udineses në ndeshjen e vlefshme për raundin e 1/8-ave të Kupës së Italisë. Sfida e zhvillur në stadiumin “Giuseppe Meazza”, përfundoi 2-0 në favor të vendasve.
Golin e parë e shënoi Arnautovic, me austriakun që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 30-të.
Ndërsa për golin e dytë, mendoi mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani. Shqiptari shënoi një eurogol të vërtetë, me një gjuajtje direkt nga goditja e këndit.
Me këtë fitore, zikaltërit shkojnë në raundin çerekfinal të Kupës. Aty do të përballen me Lazion, të cilët në ndeshjet e fundit në Serie A, i mposhtën 5-0.
Inter 2 - 0 Udinese (Arnautovic 30', Asllani 45+2')
Kupa e Italisë: Faza 1/8
Stadiumi: “Giuseppe Meazza”
Arbitër: Luca Massimi
FORMACIONET ZYRTARE:
INTER: Martinez; Darmian, Bisseck, Bastoni; Buchanan, Frattesi, Asllani, Zielinski, Carlos Augusto; Arnautovic, Taremi.
UDINESE: Piana; Kabasele, Bijol, Tourè; Modesto, Atta, Karlstrom, Ekkelenkamp, Kamara; Luça, Sanchez.
LIVE:
63' Kristjan Asllani largohet nga fusha e lojës. Vendin e tij e merr Hakan Calhanoglu.
45+2' GOL INTER! Shënon Kristjan Asllani.
30' GOL INTER! Shënon Arnautovic.
15' Ndërhyrje e gabuar, Kristjan Asllani ndëshkohet me kartonin e verdhë.
8' Pas rishikimit në VAR, gjyqtari Massimi ndërron mendje dhe nuk jep 11-metërsh.
6' Arbitri akordon penallti për Interin.
1’ Shkelmohet topi i parë në “Giuseppe Meazza”.