Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Lionel Messi elozhe Lamine Yamal: Seriozisht i pabesueshëm, një nga lojtarët më të mirë në botë

Shkruar nga NEWSPORT
Lionel Messi elozhe Lamine Yamal: Seriozisht i pabesueshëm, një nga
Lionel Messi - Lamine Yamal

Lionel Messi ka folur për Lamine Yamal. Argjentinasi ka vlerësuar në maksimum spanjollin, i cili po bën paraqitje fantastike me Barcelonën dhe Spanjën.

Sipas Messit, Yamal është padiksutim një nga lojtarët më të mirë në botë dhe se të jesh 17-vjeç e të luash në një nivel të tillë është seriozisht e pabesueshme.

“Fëmijët shikojnë dhe imitojnë gjithçka, i njohin të gjithë dhe i ndjekin të gjithë, sepse flasin për lojtarët aktualë si Mbappe, Vinicius, Halaand, Leëandoëski dhe Lamine Yamal. Të jesh kaq i ri është shumë mirë. Seriozisht, është e pabesueshme. Është mbresëlënëse ajo që Yamal po tregon, çfarë po bën dhe çfarë ka bërë tashmë.

Ai tashmë është kampion i Europës me Spanjën. Ai është vetëm 17 vjeç, mes një procesi rritjeje dhe do të vazhdojë të rritet si lojtar dhe të kontribuojë në lojën e tij, ashtu si unë. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme dhe është tashmë një nga lojtarët më të mirë në botë”, ka theksuar “Pleshti”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga