
Tashmë është zyrtare, Paulo Fonseca nuk do të jetë më trajner i Lille. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi francez me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, ku shkruan:
“Trajner që nga viti 2022, Paulo Fonseca po largohet nga LOSC në fund të sezonit 2023-2024. Presidenti dhe i gjithë klubi e falenderojnë Paulo Fonsecan për këto 2 vite bashkëpunim dhe emocione. Vazhdo kështu Paulo!”.
Kujtojmë që Fonseca ka vendosur prej disa javësh që të marrë drejtimin e Milanit. Trajneri portugez ka rënë dakord për një marrëveshje 2-vjeçare me opsionin e rinovimit edhe për 1 vit tjetër.
Paga e tij te “Djalli” do të jetë 2.5 milionë euro neto në sezon, por mund të shkojë mbi 3 milionë euro në rast se do të aktivizohet opsioni i rinovimit.