
Lille
Lille ka fituar 3 me 1 përballë Marseille, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Ligue 1. Tri pikë të rëndësishme këto për skuadrën ku luan Edon Zhegrova. Kjo pasi pozicionohen aktualisht në vendin e tretë, që të çon në Champions League.
Zhegrova spikati në këtë ndeshje, pasi bërë mjaft mirë me duelet e fituara. Lille nuk e vendosi në asnjë moment fitoren në diskutim.
Kjo pasi shkuan në avantazhin e dy golave, ndërsa Marseille ngushtoi shifrat vetëm përmes 1 autogoli.
Ishte Lille që shënoi dhe të tretin, për të vulosur gjithçka. Trajneri vendosi më pas të zëvendësonte Zhegrovën në minutën e 88’, pasi kishte shpenzuar mjaft energji.
Poll