
Adrien Rabiot u largua nga Juventusi verën e vitit të kaluar për t’u bashkuar me Olympique Marseille me parametra 0. Përpara se t’u bashkonte me këta të fundit, mesfushori francez ka qenë pjesë e Paris Saint-Germain për disa vite.
Rikujtojmë se PSG dhe Marseille janë ekipe rivale të përbetuara. Në një intervistë për mediat franceze, Rabiot ka pranuar dashurinë e madhe që ka marrë në skuadrën e tij të re.
“Flas shpesh me Benatian dhe më pyet nëse do kisha gjetur këtë dashuri si kjo që të japin te Marseille. Është e vërtetë, që kur kam qenë këtu njerëzit më kanë dhënë dashuri të madhe.
A e kam provuar ndonjëherë këtë ndjesi në ndonjë vend tjetër? Jo. Këtu ndjej se vlerësohem në maksimum”, shprehet Rabiot.