
Tridhjetë e nëntë ndeshje pa humbur jashtë shtëpisë . Paris Saint-Germain, me barazimin 1-1 ndaj Nantes, theu një tjetër rekord duke mposhtur Milanin e vitit 1993 të drejtuar nga Arrigo Sacchi, ekipi kuqezi ndaloi në 38 takime pa disfatë në transfertë.
Një fakt historik, në pesë ligat evropiane askush nuk ka bërë më mirë se francezët e drejtuar nga Luis Enrique. Asnjë humbje deri tani për parisienët që tashmë kanë festuar titullin falë 24 fitoreve dhe 6 barazimeve të arritura falë 83 golave të shënuar, diferencë e pakalueshme për Marsejën dhe Monakon.
Duke filluar pas një disfate në Monaco më 11 shkurt 2023 (1-3), ekipi parizian shtrihet në 39 ndeshje radhazi në Ligue 1, me 30 fitore dhe 9 barazime.