Pas paraqitjeve fantastike kundër Liverpool në fazën çerekfinale të Champions League, Lyon ka kthyer me “këmbë në tokë” PSG-në, e fituar 2 – 1 nga “Luanët” në mes të “Parc des Princes”.
“Heroi” te miqtë ishte sulmuesi brazilian Endrick. Lojtari në pronësi të Real Madrid, por i huazuar te Lyon, i dha avantazhin të tijëve që në minutën e 6-të.
Pak momente me vonë, pasimi i Endrick rezultoi përcaktues në konkretizimin e portugezit Moreira. Në këtë fraksion loje, Goncalo Ramos në kampin e PSG-së, humbi penalltinë. Konkretizimi i Khvicha Kvaratskhelia në fund, vlejti sa për statistikë.
Kjo disfatë zbulon “koordinatat” për Bayern Munich, rivali në gjysmëfinalen e Champions League, se kampionët në fuqi të kompeticionit më të rëdësishëm në futbollin evropian për klube, nuk janë të pathyeshëm, madje as në “tempullin” e tyre.
Diferenca mes Parisit të Luis Enrqiue dhe Lens-it ndjekës është vetëm 1 pikë, gjithçka e hapur për titullin në Ligue 1. Deri në fund, janë edhe 4 javë të mbetura.
