E ardhmja e Milan Skriniar vazhdon të jetë e paqartë. Mbrojtësi shtatlartë ende nuk e di nëse do të qëndrojë te Paris Saint-Germain apo do të largohet në këtë merkato verore.
Teksa, vendimi i fundit i trajnerit Luis Enrique po i bën gjërat më të qarta. Tekniku spanjoll e ka lënë mbrojtësin sllovak jashtë ekipit, për ndeshjen e sotme që PSG do të luajë kundër Montpellier.
Nuk dihet arsyeja, por gjendja fizike e futbollisit është optimale. Kujtojmë që Skriniar ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2028, teksa nuk e përjashton një rikthim më Serie A, aty ku ka luajtur për Interin dhe Sampdorian.
Poll