Adrien Rabiot do të jetë lojtari më i ri i Marseille. Pasi i përfundoi kontrata me Juventusin në Serie A, mesfushori francez është gati të nisë një aventurë të re në vendlindje.
Rabiot do të nënshkruajë me Marseille një kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2026. Teksa, klubi francez nuk ka paguar asnjë cent për shërbimet e tij, pasi 29-vjeçari ishte një lojtar i lirë në treg.
Kujtojmë që për Rabiot ky është një rikthim në Francë, pasi më parë ka luajtur për Creteil, PSG dhe Toulouse. Gjithashtu, Rabiot është aktivizuar edhe te moshat e Manchester City.
Poll