
Pierre-Emerick Aubameyang
Pierre-Emerick Aubameyang do të jetë lojtar i Al Qadsiah. Sulmuesi nga Gaboni ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Marseille, për të nisur një të re me Al Qadsiah.
Aubameyang i ka thënë “PO” kontratës deri në vitin 2026. Në këtë mënyrë, ish-i i Arsenal do të bëhet shok skuadre me ish-kapitenin e Real Madrid, Nacho Fernandez.
35 vjeçari largohet nga Europa pas një aventure të gjatë me ekipe si Bastia, Milan, Dijon, Lille, Monaco, Saint-Etiene, Borussia Dortmund, Arsenal, Barcelona, Chelsea dhe së fundmi Marseille.
Poll