
Ilya Zabarnyi & Nedim Bajrami
Paris Saint-Germain është përqendruar në transferimin e lojtarëve të rinj dhe premtues për ekipin. Së fundmi, kampionët e Europës kanë arritur marrëveshjen me një lojtar që do të përforcojë mbrojtjen.
Bëhet fjalë për Ilya Zabarnyi i cili do të jetë blerja më e re e parisienëve në merkaton e verës. Siç shkruan Fabrizio Romano, 22-vjeçari ukrainas, do të transferohet te PSG për shifrën përfundimtare prej 62 milionë eurosh, të cilat do të shkojnë në arkat e Bournemouth.
Zabarnyi do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me francezët deri në vitin 2030. Qendërmbrojtësi ukrainas pritet të jetë pjesë e Paris Saint-Germain për finalen e Superkupës së Europës përballë Tottenham.
View this post on Instagram
Poll