
Kylian Mbappe & Alexandre Lacazette
Alexandre Lacazette do të largohet në fund të sezonit nga Olympique Lyon. Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri i skuadrës franceze, Paulo Fonseca përmes një deklarate për shtyp ditën e sotme.
“Sot fola me Lacazette, është e vërtetë, kjo do të jetë ndeshja e fundit me ne. Do të jetë një motivim shtesë për ekipin. Ai ka bërë gjëra të mrekullueshme për këtë klub.
Lacazette është një profesionist, më pëlqey shumë të punoja me të. Duhet të luajmë një ndeshje të shkëlqyer për të, ai meriton të lërë një përshtypje të mirë”, u shpreh Fonseca para sfidës ndaj Angers.
Poll