Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

E kërkuan Barça dhe Bayern, De Zerbi zyrtarizohet te skuadra e re

Shkruar nga NEWSPORT
E kërkuan Barça dhe Bayern, De Zerbi zyrtarizohet te skuadra e re
De Zerbi

Roberto De Zerbi ishte një nga trajnerët më të kërkuar në javët e fundit. Italiani tashmë ka vendosur pikat mbi “i” sa i takon të ardhmes së tij.

De Zerbi ka vendosur të vazhdojë karrierën në Francë, ku është zyrtarizuar te ekipi i Marseilles. Palët kanë firmosur mes tyre kontratë deri në vitin 2027.

45-vjeçari u kerkua nga Barcelona dhe Bayern Munich, por trajneri nuk dëshironte kalimin në La Liga dhe në Bundesligë. Kujtomë se De Zerbi mbylli sezonin te Brighton, me anglezët që do të përfitojnë 6 milionë euro nga prishja e kontratës mes tyre. Shifër kjo që sigurisht do të paguhet nga klubi i Marseilles.

“Klubi i Marseille ka arritur marrëveshjen me trajnerin italian Roberto De Zerbi, i cili do të qëndrojë në pankinë deri në verën e 2027-ës”, thuhet në komunikatën e klubit francez.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga