Mesfushori francez, Paul Pogba është rikthyer në lojë pas një mungese të gjatë, prej 26 muajsh. Një mungesë kjo e cila erdhi pasi ai u pezullua për shkak se doli pozitiv në testin e dopingut.
Pasi iu kthye fushës së blertë, mesfushori francez ka ndarë ndjesitë e tij të para. Sipas tij, tani që ka mundësinë për të luajtur e bën atë të ndihet më i lumtur, duke u shprehur se futbolli është jeta e tij.
“Është fantastike, tani dua vetëm të vazhdoj, të punoj drejt qëllimeve të mia, sepse futbolli është jeta ime”, ka thënë 32-vjeçari.
Paul Pogba u kthye në lojë, në kohën kur skuadra e tij Monaco do të përballej me Rennes, sfidë kjo e cila u mbyll me fitoren 1-4, për këta të fundit. Megjithatë mesfushori francez, nuk ngurroi që të tregonte mirënjohjen e tij për të gjithë tifozët të cilët e duartrokitën kur e panë në fushë.
“Ishte vërtetë prekëse të shihja turmën të ngrihej dhe të duartrokiste, vërtetë nuk e prisja dhe një falenderim i madh për të gjithë tifozët që më mbështetën.Tani duhet të përpiqem të sjell energji pozitive”, u shpreh numri 8 i ekipit.
Rikujtojmë se për Paul Pogban, kjo ishte ndeshje e parë pas 3 vitesh të plota pezullimi. Ndërsa kontratën me Monacon e ka të vlefshme deri në vitin 2027.


