
Prej kohësh ka pasur një krisje marrëdhënie mes Paris Saint-Germain dhe Gigi Donnarummës dhe këtë e ka konfirmuar pak më parë portieri italian. 26-vjeçari do të largohet nga kampionët e Europës duke e konfirmuar në rrjetet sociale.
"Tifozë të veçantë të Parisit, që nga dita e parë që erdha, dhashë gjithçka që kisha, brenda dhe jashtë fushës, për të fituar vendin tim dhe për të mbrojtur me krenari portën e Paris Saint-Germain. Fatkeqësisht, dikush ka vendosur që unë nuk mund të jem më pjesë e këtij grupi dhe të kontribuoj në suksesin e ekipit . Ky është një vendim që më lë të zhgënjyer dhe të trishtuar.
"Shpresoj se do të kem përsëri mundësinë t'i shoh tifozët në sy në “Parc des Princes” dhe t'u them lamtumirë siç e meritoni . Nëse kjo nuk ndodh, dua që ta dini se mbështetja dhe dashuria juaj kanë qenë gjithçka për mua dhe nuk do t'ju harroj kurrë.
Gjithmonë do ta mbaj në zemër kujtimin e emocioneve që përjetova, netët magjike dhe juve, që më bëtë të ndihesha si në shtëpi. Për shokët e mi të ekipit, familja ime e dytë, faleminderit për çdo betejë, çdo buzëqeshje dhe çdo moment të ndarë. Ju gjithmonë do të jeni vëllezërit e mi . Të luaj për këtë klub dhe të jetoj në këtë qytet ka qenë një nder i madh për mua.”, shkruan Donnarumma.
View this post on Instagram