Dueli mes Paris Saint-German dhe Flamengos i cili do të përcaktonte kush do të fitonte Kupën Ndërkontinentale, u mbyll bukur me triumfin e francezëve. Për sfidën e cila u mbyll me rezulatet 2-1, padyshim që njeriu kyç i fitores ishte portieri, Matvei Safonov i cili priti 4 penallti. Të cilat u kryen falë peshqirit të tij, një “ministrategji” e cila ishte menduar deri në detaje.
Me fundin e 120 minutave lojë dy skuadrat iu drejtuan penalltive, ndërsa ai u ul në stol me trajnerin e portierëve dhe u informua për mënyrën sesi do godisnin kundërshtarët.
Pamjet në kohë rekord kanë bërë xhiron e rrjetit, ku duket portieri Matvei Safonov që merr me vete informacionet, të fshehura në peshqir, madje i hedh një sy edhe gjatë nxehmjes.
Kjo tregon se futbolli nuk luhet vetëm në fushë, por studimi i detajeve për çdo rival mund të sjellë trofe, siç i ndodhi dhe PSG-së.
