
Roberto De Zerbi ka bërë gati listën e lojtarëve që kërkon t’i ketë nën urdhrat e tij te Marseille. Kështu sulmuesi i Interit kryeson këtë listë. Bëhet fjalë për Valentin Carboni, i cili bëri një sezon fantastik me Monzën në Serie A.
Tashmë huazimi i ka përfunduar dhe 19-vjeçari është rikthyer te zikaltërtit. Aktualisht argjentinasi është i angazhuar me Argjentinën në Copa America, teksa merkatoja do të jetë mjaft e zhurshme për të.
Francezët kërkojnë lojtarin në formë huazimi me të drejtë blerjen e kartonit të 19-të vjeçarit në fund të sezonit. Interi u ka bërë të qartë drejtuesve franceze se nuk kanë ndërmend të lënë të lirë sulmuesin, teksa synojnë mbi 30 milionë euro për shërbimet e tij. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhe mes dy klubeve dhe ku do të jetë e ardhmja e 19-vjeçarit.