
Ivan Rakitic është afrimi më i ri i Hajduk Split. Lajmin e ka bërë vetë të ditur klub i krotat nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Mesfushori ndërpret kontratën me Al Shabab dhe vendos të kalojë në Kroaci. Me ekipin kroat ka firmosur kontratë 1-vjeçare mes tyre dhe në këtë mënyrë, Rakitic do të jetë protagonist në kampionatin kroat në sezonin e ri.
“Hajduk Split ka kënaqësi të veçantë të konfirmojë se Ivan Rakitic do të veshë fanellën e bardhë sezonin e ardhshëm! Një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit kroat, pak para mesnatës, nënshkroi kontratë me Hajdukun deri në fund të sezonit të ardhshëm. Ivan do të mbërrijë në Split të dielën dhe do të prezantohet në një konferencë për shtyp, duke filluar nga ora 19:30. Ai ka shkëputur kontratën me Al Shabab për t’iu bashkuar Hajdukut, ku do të mbajë fanellën me numrin 11”, thuhet në njoftimin e skuadrës.
Rakitic do të ketë një pagë vjetore prej rreth 600 mijë eurosh, shumë më e ulët krahasuar me atë që merrte te ekipi arab. Në këtë mënyrë kroati heq dorë nga 15 milionë euro në sezon për t’u bërë pjesë e ekipit të tij të vendlindjes.
— HNK Hajduk Split (@hajduk) July 20, 2024