
Cristhian Mosquera
Cristhian Mosquera është futbollisti më i ri i ekipit të Arsenal. Mbrojtësi 21-vjeçar mbylli aventurën e tij me Valencia në LaLiga, për të nisur një të re në Premier League angleze.
Mosquera ka firmosur me “Topçinjtë” një kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2030. Ndërkohë që ka opsionin edhe për rinovimin me një tjetër vit. Ndërkohë që për shërbimet e tij, Arsenali ka shpenzuar vetëm 15 milionë euro.
Mbrojtësi 21-vjeçar ka një karrierë të gjithën të kaluar te Valencia. Ndërkohë që Cristhian Mosquera ka edhe një ndeshje me kombëtaren e Spanjës.
Poll