
Sergio Gomez, Real Sociedad
Real Sociedad ka përforcuar mbrojtjen duke firmosur me anësorin e majtë të Manchester Cityt, Sergio Gomez. Ky i fundit vendosi që të mbyllë aventurën e tij në Angli, për të nisur një të re në vendlindje.
Gomez ka firmosur një kontratë 6 vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2030. Ndërsa për kartonin e tij, klubi i Real Sociedad ka paguar vetëm 9 milionë euro .
Kujtojmë që për 23 vjeçarin ky është një rikthim në Spanjë pasi më parë ka luajtur për moshat e Badalonas, Espanyolit dhe Barcelonës.
Poll