
Cristhian Stuani
Prej shumë sezonesh, Cristhian Stuani ka treguar se është një sulmues që nuk do t’ia dijë për moshën. 38-vjeçari do të vazhdojë të luajë në La Liga, pasi ka rinovuar kontratën me Gironën.
Stuani do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës spanjolle të paktën deri në fund të qershorit të vitit 2026. Uruguaiani do të vazhdojë të veshë fanellën bardh e kuqe sezonin e ardhshëm.
Stuani bën pjesë në skuadën e Gironës që nga viti 2017. Sezonin që lamë pas, sulmuesi uruguaian shënoi 11 gola në 32 paraqitje me ekipin e tij në La Liga.
???? Stuani ❤️ Girona
— Girona FC (@GironaFC) June 30, 2025
✍️ Una història d'amor incondicional. pic.twitter.com/GuO32DIz5v
Poll