Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ Dy ‘predha’ nga Valverde dhe Vinicius, Real Madrid fiton ndaj Villareal dhe bën presion ndaj Barcelonës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dy ‘predha’ nga Valverde dhe Vinicius, Real Madrid fiton ndaj
Federico Valverde, Vinicius Jr

Real Madrid u rikthye te fitorja pas barazimit 1-1 në derbin me Atleticon. Los Blancos mposhten Villareal në ‘Santiago Bernabeu’ me dy supergola të Federico Valverde dhe Vinicius Junior, një për secilën pjesë.

Në minutën e 14’, Modric do të pasonte për mesfushorin uruguaian i cili karikoi të djathtën e tij duke goditur nga distance prej 30 metrash me topin që do të përfundonte në rrjetë edhe falë një devijimi të lojtarit kundërshtar.

Valverde ishte protagonist edhe në golin e dytë ku asistoi për Vinicius i cili nga i njëjti pozicion si goli i parë do të lëshonte një ‘predhë’ që do të shtangte portierin e Villareal i cili nuk ia doli ta ndalonte

Madrilenët marrin 3 pikët e rradhës që e mbajnë në vendin e dytë me 21 pikë, aq sa Barcelona e cila do të luaj nesër përballë Alaves. Sfida e rradhës për djemtë e Ancelottit do të jetë ndaj Celta Vigo në transfertë pas pauzës së kombëtareve.

GOLAT:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga