
Surpriza e sezonit të fundit në La Liga, Girona ka goditur në merkato pasi ka arritur akordin për të transferuar Donny van de Beek
Mesfushori hollandez ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Manchester United pas 2 vitesh, duke futur këtu edhe huazimet te Everton apo Eintracht Frankfurt. Van de Beek nuk është në planet e “Djajve të Kuq”, kështu që klubi nuk i është bërë pengesë për largimin.
Në krahun tjetër, Girona ka arritur marrëveshjen si me lojtarin ashtu edh me Manchester United. Klubi spanjoll do të paguajë vetëm 5 milionë euro për të nënshkruar me hollandezin.
Kujtojmë që 27 vjeçari u transferua nga Ajax te Manchester United në vitin 2022. Asokohe, United pagoi plot 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e futbollistit, por ky i fundit nuk i plotësoi pritshmëritë e drejtuesve.