Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

U dëmtua ndaj Atleticos, Reali merr lajmin e KEQ për Dani Carvajal

Shkruar nga NEWSPORT
U dëmtua ndaj Atleticos, Reali merr lajmin e KEQ për Dani Carvajal
Dani Carvajal

Real Madrid ka marrë një lajm shumë të keq paraditen e sotme. Dani Carvajal u dëmtua në derbin kundër Atletico Madrid dhe do të qëndrojë disa javë jashtë fushave të blerta.

Sipas Fabrizio Romano bëhet me dije se spanjolli do të mungojë minimalsiht 1 muaj. Kjo pasi ka një dëmtim në muskulin soleus. Gjithsesi futbollisti në ditët në vazhdim do t'iu nënshtrohet edhe vizitave mjekësore për të kuptuar më shumë mbi shkallën e dëmtimit dhe kohën që do t'i duhet për t'u rikuperuar.

Padiksutim që kjo i shkakton “dhimbje koke” Xabi Alonsos, i cili nuk mund të llogarisë veteranin për disa javë. Kujtojmë se 33-vjeçari në këtë sezon me madrilenët ka luajtur në 8 ndeshje, duke qenë në fushë për 444 minuta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Poll

Lexo gjithashtu