Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

S'mjafton ndërhyrja e Macron, Real Madrid nuk lejon Mbappen të grumbullohet me Francën

Shkruar nga NEWSPORT
S'mjafton ndërhyrja e Macron, Real Madrid nuk lejon Mbappen të
Mbappe - Macron

Lojërat Olimpike “Paris 2024” nuk do të ketë një nga yjet e futbollit. Kylian Mbappe fatkeqësisht nuk do të mund të përfaqësojë Francën në kampionatin olimpik që do të mbahet nga 26 korriku deri me 11 gusht.

Kombëtarja franceze e cila drejtohet nga Theirry Henry nuk do të ketë liderin e saj kryesor edhe pse timonieri i “Gjelave” kërkoi ndihmën e Emmanuele Macron. As ndërhyrja e këtij të fundit nuk ka mundur të bindë Real Madrid që lojtari të jetë pjesmarrës.

Siç dihet skuadra spanjolle nuk i lejon lojtarët e huaj të marrin pjesë në turne të tillë. Në kushte të tilla nuk ka shans të bëjë përjashtime për sulmuesin francez. Sigurisht ky vendim “mërzit” Mbappen, me këtë të fundit që ka theksuar se pavarësisht gjithçkaje do të reskeptojë vendimet e klubit.

Kujtojmë Mbappe pritet që pas finales së Champions League të zyrtarizohet në “Bernabeu”. Real Madrid do të sfidohet me Dortmund në ‘Wembley’ më 1 qershor për trofeun e këtij kompeticioni.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga