
Xavi Hernandez siç dihet prej muajsh ka njoftuar largimin nga Barcelona në fund të sezonit. Diçka e tillë erdhi për shkak se skuadra nuk arrinte të kishte vazhdimësi dhe trajneri spanjoll vendosi që në fund të këtij sezoni të mbyllë ciklin e tij te katalanasit.
Por ndodhi ajo që nuk pritej nga tifozët dhe drjejtuesit. Skuadra menjëherë pas njoftimit të Xavit ka arritur rezultate pozitive në kampionat, teksa janë 8 pikë larg Real Madrid, ndërkohë kanë fituar 3-2 ndaj PSG-së në çerekfinalen e Champions League.
Trajneri spanjoll në konferencën para sfidës me Cadiz ka shpejguar se çfarë ka ndodhur me skuadrën e tij që ndryshoi për mirë. Nëse diçka e tillë nuk pritej nga tifozët dhe drejtuesit, nga Xavi ishte e parashikueshme. Madje thekson se ishte një vendim i mençur.
“Pas vendimit tim, ishte më shumë qetësi në mjedis. Ishte një vendim i mençur. Ne fituam qetësi, prandaj jemi këtu ku jemi. Përndryshe, do të kishte qenë më e vështirë. Me vendimin e marrë, isha i sigurt se do të arrinim në këtë pikë.
El Clasico? Rezultati nuk do të ndryshojë sezonin tim. Jam më tepër i shqetësuar për lodhjen. Do të bëjmë gjithçka për të fituar. Do të duhet ta harrojmë për një moment Championsin dhe të fokusohemi në La Liga. Për ne është e rëndësishme të fitojmë, sepse do të kishim shansin të fitonim kampionatin. Nëse do të humbasim, do të jem i dënuar t’ia japim titullin Realit të Madridit. Jemi në një moment të mirë”, ka theksuar timonieri i spanjollëve.