Kartoni i kuq i marrë në sfidën ndaj Betis i ka kushtuar shumë Hansi Flick. Disiplina në Spanjë është treguar me “dorë të hekurt” ndaj timonierit të katalanasve, teksa e ka pezulluar sërish.
Tashmë gjermani nuk do të mund të drejtojë skuadrën në 2 ndeshjet e ardhshme në La Liga. Do të jetë në tribunë ndaj Leganes dhe sfidën me Atletico Madrid.
Pavarësisht se klubi e ka ankimuar diçka të tillë, disiplins nuk ka falur sjelljen e trajnerit ndaj kryesorëve të sfidës, për shkak të pakënaqesive të tij gjatë duelit me Betis. Tashmë Barça duhet të bëjë llogaritë pa trajnerin në ndeshjet e ardhshme në kampionat.
Ndërkohë para dueleve në La Liga, mbrëmjen e sotme do të kërkojnë fitoren në Champions ndaj Dortmund, takim që do të luhet në Gjermani, ora 21:00.
????| ????????????????????????????????: Hansi Flick is banned for two games in La Liga following his red card against Betis. The board has rejected Barcelona's appeal. #fcblive ❌ pic.twitter.com/VzXYhy5QbN
— BarçaTimes (@BarcaTimes) December 11, 2024