Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Është i “preferuari” i Hansi Flick, gjermani pranon shitjen e De Jong me një kusht

Shkruar nga NEWSPORT
Është i “preferuari” i Hansi Flick, gjermani pranon
Hansi Flick - Frenkie De Jong

Frenkie De Jong është i “preferuari” i Hansi Flick. Timonieri gjerman e ka pjesë të planeve të tij për sezonin e ri, pasi synon të ndërtojë ekipin rresh holandezit.

27-vjeçari kërkohet nga shumë ekipe dhe merkatoja e verës do të jetë shumë e zhurmshme për të. Sipas “Diario Sport” bëhet me dije se pavarësisht se De Jong është në planet e Flick, sërish drejteusit po mendojnë për shitjen e tij për të përmirësuar financat e klubt.

Në këto kushte bëhet me dije se timonieri gjerman ua ka barë të qartë drejtuesve qëndrimin e tij dhe nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e De Jong. Gjithsesi Flick u ka vendosur një kusht drejtuesve nëse shesin holandezin.

Ish-trajneri i Bayern kërkon që para se të shitet De Jong të transferohet në Barcelonë një jetër lojtar klasi që do të zëvendësonte më se miri 27-vjeçarin, nëse diçka e tillë nuk ndodh, atëherë nuk do të japë “Ok” e tij për largimin e De Jong.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga