Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Rodrygo mendon largimin, 120 milionë euro në arkat e Realit

Shkruar nga NEWSPORT
Rodrygo mendon largimin, 120 milionë euro në arkat e Realit
Rodrygo

Rodrygo është një nga lojtarët që pritet të kthehet në temë diskutimi në merkaton e ardhshme verore. Sulmuesi brazilian ka gjasa që të largohet nga madrilenët, për të nisur një aventurë të re në Premier League.

Shumë ekipe si, Manchester City, Arsenal dhe Liverpool janë vënë në lëvizje dhe kërkojnë më shumë informacion për Rodrygon. Por, në ‘pole position’ është Manchester United. “Djajtë e Kuq” dëshirojnë që ta bëjnë brazilianin protagonist kryesor në repartin ofensiv.

Sipas “Fichajes.net”, United është gati të ofrojë plot 120 milionë euro për të siguruar shërbimet e Rodrygos, me 23-vjeçarin që pritet ta mendojë si mundësi.

Kujtojmë që këtë sezon, Rodrygo ka qenë një nga pikat kyçe të Realit. Në 42 ndeshje të këtij sezoni, ai ka shënuar plot 15 gola, teksa ka asistuar në 8 të tjerë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga