
Hansi Flick po bën mjaft mirë te Barcelona. Këtë e tregojnë mjaft mirë statistikat, por edhe vetë forma e ekipit katalanas, të cilët janë në garë për tripletën, LaLiga, Kupën dhe Champions League. Ndërkohë së fundmi, tekniku gjerman ka folur për të ardhmen tij, duke dërguar “sms” të qartë për gjithë tifozët e Barcelonës.
“Po e shijoj shumë kohën time këtu. Stafi dhe lojtarët, të gjithë janë të pabesueshëm. Atmosfera është fantastike, si një familje, Më pëlqen të jetoj në Barcelonë dhe jam plot energji dhe ide për të vazhduar përmirësimin e këtij ekipi. Por unë nuk jam lloji i trajnerit që nënshkruan kontratë 3-vjeçare vetëm për t’u ndjerë i sigurt.
Dua të punoj për këtë klub, klubin më të mirë në botë, hap pas hapi dhe me qetësi. Tani për tani, nuk e di, më vonë do të shohim. Nëse të gjithë janë të lumtur, ecim përpara së bashku. Por unë jam i përqendruar në të tashmen, kemi shumë punë për të bërë”, ishin fjalët e Flick.