Mesfushori i Real Madridit pësoi një ndrydhje në kyçin e këmbës dhe do të jetë jashtë fushave pa lëën të ditur se kur mund të rikthehet. Këtë dëmtim pa asnjë afat kohor rikthimi e ka bëër të ditur vetë klubi i La Liga.
24 vjeçari u zëvendësua nga Camavinga në fillim të pjesës së parë në humbjen e “Los Blancos” ndaj një Milani mahnitës. Francezi mund të mungojë të paktën 4 javë prej lëndimit, në mos më shumë.
Madrilenët kanë deklaruar se pas analizave në Qendrën e Shërbimeve Mjekësore, futbollisiti i kombëtares së Mbappe është diagnostifikuar me ndrydhje të kyçit të majtë. Progresi i tij do të monitorohet në imtësi thekson klubi nga kryeqyteti spanjoll.
Franca do të presë Izraelin në kuadër të Ligës së Kombëve e më pas do të udhëtojë për Itali për një Klasike të futbollin të kombëtareve. Me siguri, Aurelien do të jetë një mungesë për këto takime për trajnerin Deshamps. “Don Carlo” përveç humbjes së dhimbshme në kompeticionin ku Reali nuk zhgënjen asnjëherë, tani duhet të përshtas skemat pa Tchouameni.