
Real Madrid
Pavarësisht se pothuajse prej 4 ditësh është marrë pushimi për shkak të angazhimeve të kombëtareve, Real Madrid vazhdon të marrë lajme të këqija. “Los Blancos” është kthyer në spital, kjo për arsye të dëmtimeve të shumta.
Pas Eder Militao, i cili u largua nga grumbullimi i kombëtares së Brazilit, radhën e ka Jacobo Ramon. Ky i fundit do të jetë jashtë për të paktën 2 javë, për shkak një dëmtimi që ka pësuar. Kjo ka bërë, që numri i të dëmtuarëve të shkojë në plot 9 të tillë.
Eder Militano, Jacobo Ramon, Jude Bellingham, Eduardo Camanvinga, Aurelien Tchouameni, Ferland Mendy, Dani Ceballos, Joan Martinez dhe David Alaba janë lojtarët që kanë bërë me ‘dhimbje koke’, trajnerin Carlo Ancelottin.
Poll