
Xavi Hernandez do të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës të paktën edhe për një sezon tjetër. Timonieri spanjoll kishte besimin e lojtarëve dhe drejtuesve dhe në këtë mënrë bëri prapa-ktheu për qëndrimin e tij.
Tashmë te katalanasit kanë nisur puna për sezonin e ri dhe drejtuesit knë menduar të bëjnë gati “dhuratën” e parë për Xavin pas vendimit për të qëndruar. Kështu Luiz Diaz është objektivi i parë i tyre në merkaton e verës, i cili pëlqehet shumë nga timonieri spanjoll.
Sipas “Mundo Deportivo”, Diaz është shumë real dhe kalimi te Barça nuk pritet të jetë i vështirë. Kolumbiani pritet të largohet nga Liverpool, me “The Rends” që do të bëhen me trajner të ri në fund të këtij sezon. Në këto kushte 27-vjeçri mund të provojë një eksperiencë të re në Spanjë, tesa Liverpool kërkon 70 milionë euro, shifër kjo e lartë, por katalanasit mund të bëjnë sakrifica për t’i plotësuar “dëshirat” Xavit.
???? Barcelona will test Liverpool's desire to keep Luis Diaz this summer (@mundodeportivo) pic.twitter.com/1epIMCwYDF
— Football España (@footballespana_) April 26, 2024