Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Prag dueli me Atletico Madrid, Hansi Flick: Plotësisht gati, krenar që jam pjesë e Barcelonës

Shkruar nga NEWSPORT
Prag dueli me Atletico Madrid, Hansi Flick: Plotësisht gati, krenar që
Hansi Flick

Barcelona do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme ditën e nesërme. Katalanasit do të përballen me Atletico Madrid, takim i vlefshëm për javën e 19-të të La Liga dhe do të startojë në orën 21:00.

Në prag të kësaj sfide ka folur Hansi Flick. Trajneri i Barccës ka theksuar se është plotësisht i gatshëm për këtë duel dhe është mjaft i lumtur që është pjesë e Barcelonës.

“Ndihem i fortë dhe plotësisht i gatshëm për gjithë sezonin. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e FC Barcelonës.

Do të përballemi me një skuadër fantastike. Jemi në krye, por ka ende shumë rrugë përpara. Po punojmë fort për t’u rikthyer në nivelin tonë më të mire.

Pas përfundimit të ndeshjes, Raphinha po më thoshte të njëjtën gjë si herën e kaluar, do të përmirësohemi. Do të jemi shumë më të mirë në ndeshjet e ardhshme”, ka përfunduar Flick.

Poll

Lexo gjithashtu