Ish-trajneri gjerman Jurgen Klopp është përfolur në media për mundësinë e rikthimit në pankinë, aq me tepër kur Xabi Alonso është shkarkuar nga Real Madrid.
Në pozitën e “Drejtorit Global të Sportit” te Leipzig, Klopp ka reaguar për herë të parë mbi mundësin e drejtimit të “Galaktikëve” në verë.
“Kjo nuk ka të bëjë fare me mua dhe nuk më prek aspak. Pozicionet e trajnerit ndryshojnë gjithmonë dhe është mirë të vëzhgosh nga stoli pa u shqetësuar se çfarë mund të thotë për ty personalisht, sepse vendi ku jam tani është vendi i duhur për mua.
Shkarkimi i Xabi Alonso? Është një shenjë se jo gjithçka është 100% në rregull nëse Alonso, i cili demonstroi për më shumë se dy vjet në Leverkusen se çfarë talenti të jashtëzakonshëm është si trajner, duhet të largohet nga Real Madridi vetëm gjashtë muaj më vonë.
Nëse merr përsipër drejtimin e një trajneri legjendar si Karlo Ancelotti, i cili kishte një mënyrë shumë të qartë për të menaxhuar ekipin e tij, është shumë e vështirë të vish dhe të ndryshosh gjërat.
Kjo është ajo që e bëri situatën shumë të komplikuar për Xabi Alonson. Vërtet ndiej keqardhje për të, sepse mendoj se është një trajner i shkëlqyer”, tha Klopp për rrjetin televiziv “Servus TV”.
