Hansi Flick, trajneri i Barcelonës u shfaq i qetë dhe pa shumë justifikime pas humbjes së papritur që mori ekipi i tij në sfidën me Real Sociedad, mbrëmjen e djeshme në La Liga. Kjo disfatë i dha katalanasve fundin e serisë prej 7 takimesh me fitore në të gjitha kompeticionet.
“Nuk ishte dita jonë. Duhet të pranojmë këtë rezultat sepse kundërshtarët luajtën me vendosmëri. Nuk krijuam raste të mjaftueshme. Filluam mirë me topin, por më pas vuajtëm dhe erdhi goli i Sociedad. Mund edhe duhet të kishim luajtur më mirë. U përpoqëm deri në sekondën e fundit dhe këtë ia thashë skuadrës. Por në fund nuk ishim aq të fortë sa të meritonim një rezultat të mirë.”, u shpreh gjermani Flick.
Baskët krijuan shumë raste dhe mund të ishin në avantazh me më shumë se vetëm 1 gol. Barça përveçse humbi ecurinë e mirë, shënoi dhe ndeshjen e parë pa realizuar, pasi kishte shënuar kudo deri të dielën mbrëma.