Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Neymar pranë rikthimit në Europë, destinacion Gjermania dhe Spanja

Shkruar nga NEWSPORT
Neymar pranë rikthimit në Europë, destinacion Gjermania dhe
Neymar Junior

Neymar Junior mund të rikthehet në futbollin europian gjatë verës që po vjen, pasi ylli brazilian është duke rikuperuar formën e tij optimale pas një periudhe të vështirë. Ai ka vendosur të kthehet në atdhe dhe të bashkohet me klubin e fëmijërisë, Santos, ku është angazhuar deri në fund të sezonit.

Ish-futbollisti i Barcelonës, Paris Saint-Germai-it dhe Al Hilalit, ka kaluar një periudhë të gjatë jashtë fushës për shkak të një lëndimi të rëndë, që e ka mbajtur larg lojës për më shumë se një vit. Sidoqoftë, tani ai po rikthen formën dhe po bën përpjekje të jashtëzakonshme për të arritur nivelin e tij më të lartë.

Megjithatë, eksperienca e tij në Brazil duket se do të jetë e shkurtër. Neymar ka nënshkruar me Santosin vetëm deri në verë, pasi synon të rikthehet në futbollin evropian. Sipas mediave, konkretisht "El Nacional" raporton se Bayern Munich po e shqyrton mundësinë e transferimit të tij si lojtar i lirë gjatë verës që po vjen.

Një transferim në Bundesligë është një mundësi që Neymar do ta mirëpriste, pasi synon të jetë në formë sa më të mirë për të marrë pjesë në Kupën e Botës të vitit 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga