Sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi i cili luan për klubin e Mallorcas, falë paraqitjes së tij të denjë gjatë ndeshjeve të fundit, ka marrë edhe një vlerësim mjaft të mirë po ashtu dhe nga “SofaScore”. Në fakt emri i tij renditet një “top 5” të emrave të tjerë “BIG”, sa i takon skuadrave në kampionatin spanjoll.
Kështu sulmuesi i parë që kryeson është francezi, Kylian Mbappe i cili luan për Real Madrid dhe “SofaScore” e ka vlerësuar me notën 7.9. Ndërsa ndiqet në renditje nga shoku i tij i skuadrës Vinicius Junior, i cili ka një notë 7.29.
Në vendin e tretë qëndron sulmuesi i Villarreal, Nicolas Pepe i cili ka notën 7.23. Ku pas këtyre 3 emrave mjaft të lakmueshëm, ndodhet i 4-tërti, sulmuesi shqiptar i cili ka notën 7.16. Duke lënë kështu në fund, sulmuesin e Atletico Madrid, Julian Alvarez, me notën 7.
Rikujtojmë se sa i takon paraqitjeve të Muriqit në LaLiga ai ka ditur të bëj mjaft mirë, pasi në 16 e paraqitjet e tij ka shënuar 9 gola, por nuk ka dhënë asnjë asistim.
