Shtatë ditët e ardhshme janë tepër të rëndësishme në shtëpinë e Barcelonës.
Klubi katalanas luan objektivat e sezonit, pasi përpos Sevillas këtë fundjavë, sfidon Bayer Munich në Champions League dhe Real Madrid në El Classico.
Dilema e vetme për momentin mbetet porta, aty ku Shezni nuk ka debutuar ende. Ai nuk do të luajë kundër Sevillas, duke përjashtuar një dëmtim të Inaki Penas. Hansi Flick e ka konfirmuar këtë gjatë konferencës së tij për shtyp.
“Është mirë që Shezni të thotë se është gati, por nuk ka asnjë arsye pse Inaki Pena të mos luajë. Pena do të luajë të dielën dhe të mërkurën e ardhshme. Shtoj se jemi të lumtur që Shezni është gati të luajë” tha gjermani.
Flick ka lënë të hapur situatën për El Clasico e fundjavës së ardhshme, por Pena sigurisht fillon si favorit edhe për atë. Barcelona do të shpresojë që të mos pendohet.
Hapësire reklamuese
Çështjet kryesore
Ndeshje vendimtare në horizont, Hansi Flick vulos fatin e yllit të marrë me shumë bujë para El Classico me Real Madrid
Poll