Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Më ka ndodhur edhe mua”, Ancelotti flet për shkarkimin e Xavit: Është më mirë për të

Shkruar nga NEWSPORT
“Më ka ndodhur edhe mua”, Ancelotti flet për shkarkimin e
Carlo Ancelotti - Xavi Hernandez

Xavi Hernandez u shkarkua pak ditë më parë nga Barcelona dhe në lidhje me këtë largim ka folur Carlo Ancelotti. Timonieri i Real Madrid ka theksuar se atij i ka ndodhur disa herë të përjetojë diçka të tillë.

Ndër të tjera italiani deklaron se ky largim është gjëja më e mirë për spanjollin dhe se do tëe jrtë më mirë për të dhe për Barçën që ndodhi kështu. Ancelotti ka shprehur gjithmonë mbështetjen publike për Xavin edhe kur kohët ishin të vështira si për Barcelonën ashtu edhe për legjendën e tyre

“Kur nuk ka një marrëdhënie të mirë mes klubit dhe trajnerit, gjëja më e mirë është të ndaheni. Më ka ndodhur shumë herë. Ndonjëherë më ka ndodhur te Napoli, te Bayern Munich, te Chelsea… .

Është më mirë të ndahemi, dhe mendoj se është mirë për Xavin dhe mund të jetë mirë edhe për Barcelonën”, ka theksuar timonieri i “Los Blancos”.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga