
Valencia i ka kërkuar Federatës spanjolle që takimi i së mërkurës për Kupën e Mbretit (Copa del Rey) të shtyhet dhe të organizohet një ditë tjetër pas një fatkeqësie natyrore që ka goditur rajonin e vendit ku klubi spanjoll ndodhet.
Klubi afër qyteteve të Barcelona-s e të Villareal-it këto ditë është përfshirë nga një mot shumë i keq që ka sjell dëme të pallogaritshme. Në juglindjen e Spanjes reshjet e shiut kanë qenë të dendura dhe përmbytjet kanë vërshuar duke vrarë disa njerëz. Agjençia e motit shaplli alarm të kuq në pjesën lindore të qytetit.
Autoritete kanë dhënë dritë të kuqe për zhvillimin e ndehsjeve pasi njerëzit janë paralajmëruar të evakuohen. Këshu, takimi kundër Parla Esvuela nga Madridi duket se do të gjejë vend për një herë tjetër pasi në këto raste jeta është parësore dhe futbolli shikohet në sfond të dytë.