Real Madrid në këtë sezon nuk është në lartësinë e duhur, me Carlo Ancelottin që duhet të “ringjallë” sërish Realin e “frikshëm”. Timonieri italian ka dhënë një intervistë së fundmi për “L’Equipe” ku ka folur edhe për largimin nga “Los Blancos” dhe pensionimin e tij.
Humbjet me Barcelonën dhe Milanin kanë “lëkundur” ndjeshëm pozicionin e tij. Ancelotti ka theksuar se nëse madrilenët mendojnë për shkarkimin e tij, atëherë ai do të largohet vetë, pasi nuk është një trajner që mund të shkarkohet.
“Çfarë mund të më shtyjë të tërhiqem? Do të thosha nëse Real Madridi do të më shkarkonte. Nuk e di se çfarë do të më bënte të ndaloja. Familja ime? Jo. Gruaja ime dëshiron që unë të vazhdoj”, ka theksuar shkurtimisht timonieri italian.