
Real Madridi ka arritur të regjistrojë fitoren e katërt në katër javë të luajtura në La Liga. “Galaktikët” mposhtën Real Sociedacin në transfertë me shifrat 2-1 mesditën e sotme.
Për madrilenët arritën të shënojnë Kylian Mbappe dhe Arda Guler, ndërsa për vendasit ngushtoi shifrat Oyarzabal.
Atletico Madridi ka gjetur fitoren e parë këtë sezon duke mposhtur Villarrealin mbrëmjen e sotme me shifrat 2-0. Golat për skuadrën e drejtuar nga Simeone i shënuan Barrios dhe Nico Gonzalez.
Getafe ka arritur gjithashtu të mposhtë Real Oviedon me rezultatin e pastër 2-0 falë golave të Martin dhe Mayoral. Ndërsa Athletic Bilbao është mposhtur befasisht në shtëpi nga Alaves me shifrat 1-0 me autogolin e Berenguer.