
La Liga
Barcelona rikthehet sonte në fushën e lojës për të luajtur javën e parë të La Ligas. Kampionët e Spanjës do të udhëtojnë në transfertë për t’u përballur me Mallorcan.
Skuadra e Vedat Muriqit pret katalanasit në orën 19:30 me një mision tepër të vështirë, të ndalojnë kampionët. Më pas në orën 21:30 do të zhvillohet takimi tjetër Alaves-Levante.
Një tjetër sfidë interesante në javën e parë të kampionatit spanjoll, është ajo mes Valencias dhe Real Sociedadit që do të zhvillohet po në orën 21:30.
Poll